
Editorial
Nga Luljeta Lleshanaku
skandali “murdok” na bën të
kujtojmë edhe njëherë pozicionin
delikat të medias në çdo kohë
e në çdo vend të botës.
Raportet e fundit të publikuara nga organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias kanë vërejtur një prirje drejt përkeqësimit të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit. Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të medias botërore, Rupert Murdok, u vu në qendër të akuzave për shkelje flagrante të etikës dhe keqpërdorim të lirisë së shprehjes, për shkak të përgjimeve të paligjshme të përdorura si mjet investigimi, ngjarje për të cilën flet edhe shkrimi i Lutfi Dervishit në rubrikën Mr.HD. Pra, kemi të bëjmë me dy ekstreme: një tejkalim të kompetencave të mediave në Perëndim, kur në rajon akoma flitet për një shfrytëzim minimal të hapësirës në favor të krijimit të standardeve demokratike, gjë që na bën të kujtojmë edhe njëherë pozicionin delikat të medias në çdo kohë e në çdo vend të botës.




